Spahiu nga SHBA Aleanca Kuq e Zi nje parti qe nuk ben aleance as me PD as me PS
Vizita ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes bashkuar me pervjetorin e katert te pavaresise se Kosoves bene qe ish- nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu te deklaronte se Aleanca Kuq e Zi do te kthehej ne nje subjekt zgjedhor per te kandiduar ne zgjedhjet e ardhshme ne vend. Ne nje interviste telefonike per Top Channel nga Uashingtoni dhe me pas ne studion e Zerit te Amerikes Kreshnik Spahiu deklaroi se platforma e tij politike po shpjegohej prane perfaqesuesve te shtetit mik te shqiptareve Shtetet e Bashkuara te Amerikes. shte shume e rendesishme qe shqiptaret dhe filozofia e kuqezinjve te shpaloset dhe te garantoje qeverine amerikane per nje nga partneret me te rendesishem ne rajon deklaroi Spahiu duke shtuar se qeveria amerikane prej 100 vjetesh realisht ka qene mbrojtesja me e flakte e lirise pavaresise dhe e shtetit ligjor te shqiptareve. Nga ana tjeter Spahiu theksoi se kjo levizje politike po behej publike edhe ne nje dite te shenuar per kombin shqiptar qe ishte 4-vjetori i shpalljes se pavaresise se Kosoves. Duke u perqendruar te kjo levizje e re politike Spahiu theksoi se Aleanca nuk po vinte si nje parti e radhes por si nje levizje politike per ndryshim si nje shprese e re dhe si nje aleance rinore per te hapur nje kapitull te ri per shqiptaret. Ne kete kuader Spahiu kritikoi ashper dy partite kryesore politike qe sipas tij ishin bolshevike dhe kishin kapur shtetin shqiptar duke e perdorur ate per qellime perfitimi. Tashme shqiptaret jane lodhur per 20 vjet duke pare nderrimin e PD-se dhe PS-se ne pushtet. Prej disa vitesh qeverisemi nga nje parti teresisht bolshevike e cila ne menyre autoritare po drejton shtetin shqiptar deklaroi Spahiu. Duke e njohur nga brenda sistemin e drejtesise Spahiu theksoi se partite kishin kapur edhe kete sistem duke e perdorur fuqine e tyre per te deformuar vendimin qe drejtesia ka ne dore te jape. Sipas tij keto jane arsyet qe Aleanca nuk do te beje asnje koalicion me keto parti por do te dale e vetme ne zgjedhjet parlamentare te 2013-s. Aleanca Kuq e Zi vjen si nje nga levizjet me te medha popullore mbareshqiptare per te hapur nje kapitull te ri ne politiken shqiptare dhe natyrisht per te garantuar tashme dhe per te transformuar Shqiperine nga nje shtet privat ne nje shtet ligjor. shte shume e rendesishme qe Aleanca te shkoje e vetme ne zgjedhjet e ardhshme per te kandiduar jashte koalicionit te Partise Demokratike dhe Partise Socialiste si mundesia e vetme per te qarkulluar eliten politike shqiptare theksoi Spahiu. Ai e vuri theksin te nevoja qe kishin shqiptaret per tu qeverisur nga nje force re. Ne Uashington Spahiu zhvilloi takime me perfaqesues te larte te Departamentit Amerikan te Shtetit dhe te Komisionit te Helsinkit. Delegacioni i Aleances Kuq e Zi do te vijoje ne ditet ne vazhdim takimet e programuara ne Kongresin dhe Senatin Amerikan. Aleanca Kuq e Zi do te diskutoje mbi prioritetet hartimin e programit dhe strategjine e ardhshme te bashkepunimit mes saj dhe autoriteteve amerikane.