E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Shqiptaret ne BE me identitetin e tyre

Presidenti flet ne ceremonine ku merr pjese dhe ambasadori italian

Presidenti i Republikes Bamir Topi foli dje ne lidhje me te shkuaren dhe te ardhmen e Shqiperise duke theksuar se afrimi i vendit me Europen eshte nje proces natyral i cili nuk mund te shoqerohet me asnje skepticizem kulturor apo identiteti. Kete deklarate kreu i shtetit e beri gjate fjales se mbajtur ne ceremonine e prezantimit te librit Tradita nacionalizmi dhe komunizmi ne Shqiperine bashkekohore te autorit italian Paolo Rago te organizuar nga ambasada italiane ne Tirane dhe Instituti Italian i Kultures. Duke folur per te ardhmen e vendit ne Bashkimin Europian Topi deklaroi se ne procesin e zgjerimit te hapjes dhe shkembimeve ne rajon dhe Europe si cdo popull tjeter edhe shqiptaret kane nje identitet nje kulture nje trashegimi historike. Zgjerimi europian nuk mund te shoqerohet me skepticizem kulturor apo identiteti. Shqiptaret ne nje apo dy e me shume shtete permes integrimit me modestine e nje populli te vjeter dhe shteti te vogel e pasurojne mozaikun e identitetit komunitar e forcojne modelin unik te harmonise dhe bashkejeteses fetare e zgjerojne harten e vlerave perendimore dhe keshtu ndihmojne qe familja ballkanike te shkrihet me familjen e madhe europiane - deklaroi Topi ne fjalen e tij. Sipas tij kjo perspektive e Shqiperise nuk ka dileme sidomos midis atyre individeve apo shteteve qe e njohin mire historine e Shqiperise sakrificat e medha te mbijeteses kalvarin e gjate per ruajtjen e gjuhes identitetit trashegimise dhe modeleve frymezuese qe prej kohes se Skenderbeut - tha Presidenti ne fjalen e tij. Kreu i shtetit permendi faktin se sot ne rajon jane dy shtete shqiptare pa dilema ne perkatesine e tyre europiane. Ne ceremonine e djeshme moren pjese edhe ambasadori italian ne vendin tone Masimo Gaiani shefi i seksionit politik te delegacionit te Bashkimit Europian ne Tirane Klaijv Rumbold drejtoresha e Arkivit te Shtetit Nevila Nika profesori Augusto DAnxhelo i Universitetit La Sapienca Avokati i Popullit Igli Totozani studiues dhe historiane te shumte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›