Spahiu:Mafia po sulmon gjyqësorin

Menjëherë pas atentatit ndaj anëtarit të gjykatës së lartë Ardian Nuni ka reaguar zv kryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu i cili shprehet se atentati ndaj tij është një goditje për drejtësinë shqiptare dhe duhet të hiqet dorë nga agresioni kundër gjyqësorit. Sipas Spahiut mafia po sulmon ashpër gjyqësorin.Gjithashtu Spahiu e quajti gjyqëtarin Ardian Nuni simbol i drejtësisë.