E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu:Në rrezik asimilimi i kombit

Zv. kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu ka deklaruar se ndryshimet e kombësisë që po bëhen në mënyrë abuzive janë një skenar për regjistrim fiktiv të popullsisë.

Në një takim në Gjykatën e Gjirokastrës nënkryetari i KLD-së Spahiu theksoi se ndryshimet masive të kombësisë cënojnë sovranitetin e vendit. Sipas tij ndryshimi i emrave, mbiemrave, kombësisë dhe fesë nuk është standart europian dhe përbën rrezik asimilimi të pjesshëm të kombit tonë.
 

Ai gjithashtu ka hedhur kritika të ashpra ndaj gjyqtarëve të cilët sipas tij vendosin në favor të lënies së kombësisë shqiptare por theksoi se do të inspektohet çdo lloj abuzimi me ndryshimin e kombësisë.
 

Ai gjithashtu ka deklaruar se vetëm në Gjirokastër ka pasur 1600 ndryshime kombësish, ndërsa në Përmet 469 të tilla dhe këto ndryshime masive cënojnë kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›