E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina kundërshton ndërmjetësimin në krizën e Egjiptit

Kina ka shprehur shqetësime për krizën politike në Egjipt, por kundërshton përpjekjet nga jashtë për të ndërmjetësuar, njoftoi ministria e jashtme në Pekin.

Egjipti është një ndër vendet kyçe në botën arabe dhe në Afrikë, stabiliteti i të cilit ndikon në paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin, tha zëdhënësi i ministrisë, Ma Zhaoksu.

Sipas tij, Kina beson se Egjipti duhet vetë t`i zgjidhë çështjet e tij, pa ndërhyrje nga jashtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›