Spaho dhe Topçiu betejë akuzash/ Deputeti i PD bën kallëzim në Prokurori, kryebashkiaku i Maliqit ia kthen me padi! (DOKUMENTET)
Deputeti demokrat Edmond Spaho dhe kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu, i kanë çuar në një nivel tjetër akuzat dhe përplasjen që patën sot në fshatin Vreshtas. Spaho ka bërë kallëzim në Prokurorinë e qarkut dhe thotë se është dhunuar, teksa filmonte fushatën e kryebashkiakut.
“Rrugës për në Vreshtas takova një traktorist të cilin nuk e njihja se kush ishte dhe si e kishte emrin dhe e pyeta përse iu kanë mbledhur. Ai mu përgjigj se na kanë njoftuar nga pushteti vendor që të vijmë megjithë traktorët në Vreshtas se do të bëhet regjistrimi i tyre dhe pajisja me targa i traktorëve tanë”, thuhet ndër të tjera në kallëzimin e deputetit të PD.
Madje, ai pretendon se edhe është dhunuar gjatë kohës që është futur mes traktoristëve, ku ndodhej dhe kryebashkiaku socialist i Maliqit. Sipas Edmond Spahos, një person e ka qëlluar dhe i ka rrëzuar telefonin me të cilin po filmonte. I pranishëm atje ka qenë dhe deputeti Ilir Pendavinji.
[gallery link="none" columns="1" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="700039,700040"]
“Te fusha kam hasur në një reagim fyes dhe ofendues nga personat të cilët shoqëronin kryetarin (Topçiun), të cilët mesa kuptova ishin funksionarë të ndryshëm, përfshirë edhe deputetin Ilir Pendavinji. Në këto kushte e kam quajtur hajdut votash dhe mashtrues. Në këtë kohë disa nga mbështetësit e tij më kanë goditur me dorën e djathtë dhe më kanë rrëzuar telefonin me të cilin po filmoja. Pavarësisht kësaj jam ulur në tokë dhe kam marrë përsëri telefonin dhe kam vazhduar të filmoj”, ka vijuar Spaho.
Mirëpo, as kryebashkiaku i Maliqit nuk ka qëndruar duarkryq. Gëzim Topçiu ka depozituar një padi penale ndaj deputetit Edmond Spaho, duke e akuzuar atë se e ka penguar në kryerjen e detyrave të tij, si kandidat për Bashkinë e Maliqit. Madje, ai thotë se në asnjë moment nuk ka premtuar pajisje me dokumentacion në këmbim të votave.
Kallezimi i Gezim Topciut
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
