E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbappé fsheh sponsorin e birrës, ja motivi

“Gjobat do t’i paguaj nga xhepi im”. Kylian Mbappé është gati të marrë përgjegjësinë për mungesën e pjesëmarrjes në konferencën për shtyp: “Heshtja është vendimi im personal dhe nuk dua që Federata të përfshihet”.

Qëllimi i kampionit të PSG-së, duke udhëhequr Francën që u kualifikua në Kupën e Botës në Katar falë suksesit kundër Polonisë në 16-she, është të ‘driblojë’ pyetjet për të ardhmen e tij (pas ‘refuzimit të madh’ ndaj Real Madridit verën e kaluar. ) por edhe atë të shmangies së pozave pranë trofeut Mvp që jepet pas ndeshjeve.

Arsyeja? Sipas ‘L’Equipe’, është se Mbappé nuk dëshiron të lidhet me markën e birrës që sponsorizon trofeun dhe për këtë arsye, pas ndeshjes ndaj polakëve, e ka fshehur gjatë fotos së zakonshme, duke penguar atë nga shikimi. Francezi, sipas dëshirës, ​​nuk dëshiron të reklamojë alkool, ushqim ‘junk’ dhe baste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›