E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja: Mbeshtesim heqjen e vizave

Spanja, e cila prej 1 janarit behet kryesuesja e radhes se presidences se Bashkimit Evropian, ka deklaruar se do te jape mbeshtetjen e plote per liberalizimin e vizave per shqiptaret.
Gjate nje takimi me ministrin e Brendshem shqiptar Lulzim Basha, ministri spanjoll Rubalkaba deklaroi se, do te shqyrtoje pa vonese propozimin formal te Komisionit Europian per liberalizimin e vizave me Shqiperine, fill sapo te perfundojne misionet e monitorimit. Basha ka informaur homologun e tij se, brenda nje kohe te shkurter jane pajisur me pasaporta biometrike mbi 350 mije qytetare shqiptare. Dy ministrat rane dakort edhe per nenshkrimin e nje marrveshjeje mes policise shqiptare dhe policise spanjolle ne fushen e luftes kunder krimit te organizuar dhe terrorizmit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›