Spanja: Sndërhyjmë në cështjen e statusit

“Pavarësisht nga njohja apo mosnjohja, Spanja ka inkurajuar serbët dhe kosovarët që të punojnë në cështjet praktike, në mënyrë që të përmirësojnë jetën e njerëzve dhe ky do jetë angazhimi ynë i vazhdueshëm, pavarësisht cështjeve legale dhe cështjes së njohjes”, ka deklaruar ministri i Jashtëm spanjoll, Migel Angel Moratinos.
Ai ka theksuar se, apeli për dialog bëhet vetëm për aspektin praktik, sepse kjo do ndihmonte në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve të rajonit.
Këtë qëndrim Moratinos e dha pas takimit BE-Kroaci, ku u vendos që të hapen dhe 3 kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim.
Kjo shënoi deklaratën e fundit të ministrit spanjoll si kryesues i BE-së, pasi më 1 korrik drejtimi i Unionit kalon në duart e Belgjikës.