E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremic: Se njohim Kosovën, pavarësisht GJND-së

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, cilido që të jetë vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Serbia nuk do ta pranojë shpalljen e njëanshme të pavarësisë. Qëndrimi ynë përsa i përket kësaj cështjeje nuk ka ndryshuar”, ka pohuar Jeremic.

GJND pritet të japë opinionin e saj mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës në Korrik dhe Beogradi pret që vendimi të jetë në favor të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›