E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja barazon në miqësoren ndaj Meksikës

Kampionia e re e Botes, Spanja ka barazuar 1-1 ne ndeshjen e pare miqesore kunder Meksikes, pas triumfit ne Afriken e Jugut. Skuadra e drejtuar nga Visente Del Bosque i ka shpetuar humbjes fale nje goli te David Silves ne minuten e pare shtese. Ndeshja do te niste ne menyren me te mire per kombtaren meksikane, e cila do te kalonte ne avantazh ne minuten e 12-te. Blerja me e re e Manchester United, Javier Hernandez do t’i shpetonte mbrojtjes spanjolle, duke e derguar topin pas kraheve te portierit Casillas.

Spanjollet do t’i shkonin shume prane golit te barazimit ne minuten e 29-te. I pafat Santi Cazorla, gjuajtja e te cilut do te ndalej vetem nga shtylla, qe do bte linte ne fuqi avantazhin minimal te vendasve ne pjesen e pare. Me rikthimin ne fushe Del Bosque do te aktivizonte Xavi dhe David Silven dhe pikerisht futbollisti i Manchestr City do te shpetonte kampionet e botes nga humbja. Ne minuten e pare shtese, David Silva do te finalizonte ne menyren me te mire shrbimin e Xavit brenda zones, duke vendosur barazimin 1-1 ne ndeshjen e pare te kampioneve te botes qe nga triumfi i 11 korrikut ne Johanesburg te Afrikes se Jugut.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›