E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja dekoron 4 efektive te larte te Policise shqiptare

Zv/kryeministri spanjoll, njëkohësisht ministër i Brendshëm, Alfredo Perez Rubalcaba, ka dekoruar me 4 efektivë të lartë të Policisë së Shtetit shqiptar, Agron Kuliçaj, Agron Balaj, Abaz Locaj dhe Entiol Gjelilaj.

Ata janë dekoruar me “Kryqin e urdhrit të meritës të guardia civile” në ceremoninë e organizuar në ambientet e ambasadës spanjolle ishin të pranishëm edhe ministri i brendshëm Nishani, dhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Hysni Burgaj.

Në fjalën e tij, zv/kryeministri Alfredo Perez Rubalcaba, garantoi krerët më të lartë të policisë shqiptare se Spanja do të jetë gjithnjë e gatshme të ofrojë ndihmë teknike dhe asistence profesionale për policinë shqiptare.

Rubalacaba vlerësoi jo vetëm kontributin e 4 të dekoruarve, por edhe profesionalizmin e lartë të policisë shqiptare.

Ministri Nishani në fjalën e tij ka shprehur mirënjohjen ndaj shtetit spanjoll.

Për bashkëpunimin e mirë, por edhe mbështetjen e vazhudeshme ndaj policisë shqiptare.

Policia Shqiptare vitet e fundit ka intensifikuar bashkëpunimin me strukturat homologe duke firmosur një sërë marrëveshjesh, të cilat kanë bërë qe lufta ndaj krimit të jetë me efikase dhe të arrihen rezultate të larta e pozitive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›