Banesat sociale ne zonen e Shkozes do mirepresin 385 familje
Kompleksi i banesave sociale, ndërtuar në zonën e Shkozës, do të mirëpresë 385 familje, në gjendje të vështirë ekonomike.
Këto familje nuk mund të përballojnë qiratë e apartamenteve në tregun e lirë të kryeqytetit.
Ende mbetet për t’u zgjidhur sesi do të bëhet klasifikimi i personave që do të jenë pjesë e listimit përfitues.
Gjatë 4 mujorit të parë të vitit 2011, në skemën e ndihmës ekonomike janë trajtuar 99 mijë familje, me të ardhura të pakta ekonomike.
Pritet të bëhen publike procedurat, afatet si dhe kategoritë përfituese dhe më pas, përzgjedhja e tyre.