Spanja dhe Cekia pro anetaresimit te Shqiperise ne NATO
Parlamenti spanjoll ka ratifikuar protokollin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO, duke u bere vendi i 13 sebashku me Cekine qe aprovojne aderimin me te drejta te plota ne organizaten Veri Atlantike. Gjithashtu mesohet se po gjate dites dhoma e larte e Parlamentit te Çekise e ratifikoi zgjerimin e NATO-s me vendet e reja anetare, Shqiperine dhe Kroacine. Vendimi duhet te nenshkruhet edhe nga presidenti Vaklav Klaus. Ministri i Jashtem, Karel Scharzenberg tha se anetaresimi i Shqiperise dhe Kroacise ne NATO ne samitin e muajit prill, do te kontribuoje per stabilitetin rajonal te Evropen Juglindore, si dhe per klimen me te mire ekonomike dhe te sigurise.