E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haga denon Haracian dhe Morinen

Gjykata Nderkombetare per Krimet e Luftes ne ish-Jugosllavi, ka denuar ish Ministrin Kosovar te Kultures, Astrit Haracia dhe bashkepunetorin e tij te afert gazetarin Bajrush Morina. Ne vendimin e trupit gjykues, thuhet se Haracia u denua me pese muaj burg, ndersa Morina me tre muaj burg, me akuzen mosperfillje ndaj gjykates dhe presion ndaj deshmitareve gjate gjykimit te ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Sipas prokurorise dy figurat e njohura kosovare, kane ushtruar presion ndaj njerit prej deshmitareve te ish kryeministrit Ramush Haradinaj. Kryetari i trupit gjykues, tha se ne vuajtjen e denimit do te llogaritet edhe koha prej 36 ditesh, te cilen te pandehurit e kane kaluar ne paraburgim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›