E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA pershendesin zgjedhjet

Shtetet e Bashkuara e kane pergezuar Maqedonine per organizimin e mire te raundit te pare te zgjedhjeve presidenciale dhe kane bere thirrje qe te vazhdohet ne kete menyre edhe ne raundin e dyte qe zhvillohet me 5 prill. Zedhenesi i Departamentit amerrikan te shtetit, Robert Vud, tha se "Shtetet e Bashkuara urojne Maqedonine dhe qytetareve e saj per organizimin e raundit te pare te zgjedhjeve presidenciale dhe lokale, qe kryesisht, kane kaluar te qeta dhe pa incidente". Vezhguesit e OSBE-se, gjithashtu, kane vleresuar se zgjedhjet e se dieles ne Maqedoni kane kaluar sipas standardeve nderkombetare, me perjashtim te disa parregullsive te vogla procedurale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›