E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanja e kërkonte për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet në Malësi të Madhe 39-vjeçari

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Malësinë e Madhe, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”.

Në pranga u vu shtetasi G. H., alias G. H., 39 vjeç, lindur në Koplik, i cili u lokalizua nga shërbimet e policisë në territorin e Malësisë së Madhe.

Sipas Policisë së Shtetit, 39-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”.

Ngjarjet për të cilat akuzohet lidhen me veprimtari kriminale të kryera me qëllim trafikimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, vijon procedurat ligjore për ekstradimin e 39-vjeçarit drejt Spanjës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›