E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja fiton dhe shpërdoron

Pas humbjes befasuese në ndeshjen e parë me Zvicrën, “Furia e kuqe” ka bërë detyrën në sfidën me Hondurasin, duke fituar bindshëm 2-0. E meta e vetme e kampionëve të Europës ishte shpërdorimi i disa rasteve të pastra para portës kundërshtare.

Që në minutën e 17-të skuadra e Del Boskes kalon përpara me golin e David Vilës. Megjithë rastet e tjera për shënim, 45-minutëshi i parë u mbyll me avantazhin minimal të të kuqve. Gjashtë minuta nga fillimi i pjesës së dytë Vila dyfishoi, kurse në të 61-tën humbi rastin më të mirë për të bërë “hat-trick”, duke e dërguar topin jashtë nga pika e bardhë e penalltisë.

Edhe pas 11-metërshit, Spanja pati raste të tjera për të thelluar fitoren, por si Vila ashtu edhe Torres nuk u treguan të saktë para portës. Gjithsesi, përfundoi 2-0 dhe tashmë spanjolltët kanë tri pikë, aq sa Zvicra. Për të kaluar në 8-she, iberikët duhet të mundin Kilin dhe të shpresojnë në një mrekulli të Hondurasit përballë Zvicrës.

Spain 2-0 Honduras - The best bloopers are a click away

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›