E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori, Spanja regjistron fitoren e parë

Spanja ka shënuar fitore komode prej 2-0 përballë Hondurasit për të shpresuar që në xhiron e fundit të fazës grupore të sigurojë kualifikimin në fazën e mëtejshme të Kampionatit Botëror.

Kampioni i Evropës ishte dukshëm skuadër më e mirë se kundërshtari dhe me plot meritë regjistroi tre pikët e para në këtë Botëror.

Heroi i 'furisë së kuqe' ishte sulmuesi i ri i Barcelonës, David Villa, i cili shënoi të dy golat në minutat e 17 dhe 51 të ndeshjes.

Villa ka mundur të shënojë het-trik po të realizonte në minutën e 61-të nga pika e bardhë, mirëpo ishte i pasaktë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›