E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanja perballe Serbise

Finalja e Evropianit te basketbollit te vitit te kaluar Serbi-Spanje do te perseritet edhe ne boterorin e Turqise ne fazen cerekfinale te tij.

Perfaqesuesja serbe qe vinte me ndryshime ne kete boteror vuajti jo pak perballe Kroacise te cilen e mundi 73-72.

Ne kete derbi ballkanas ishin kroatet ata qe e filluan me mire takimin duke krijuar nje avantazh te lehte ndaj Serbise fale nje loje me aksione te shpejta.

Megjithate skuadra serbe arriti te vere gjithcka ne ekuiliber qe zgjati deri ne sekondat e fundit te ndeshjes.

Pikerisht ne keto momente emocionet ishin edhe me te forta pasi rezultati mes skuadrave deri ne 1 sekonde nga fundi ishte i barabarte 72-72.

Ne kete cast Serbia arriti te siguroje fitoren pas nje gjuajtje te lire te realizuar nga Rashic.

Skuadra kampione e botes Spanja mund serish Greqine kete radhe ne 1/8 e finaleve te boterorit.

Te besuarit e Skariolos e fituan kete ndeshje me rezultatin 80-72 pas nje loje te ekuilibruar per pjesen me te madhe te saj.

Edhe pse ishin greket ata qe moren kryesimin ne minutat e para Spanja e rimori veten dhe e permbysi avantazhin e krijuar duke i mbyllur dy periodat e para ne avantazhin 37-31.

Me fillimin e periodes se trete Greqia serish u shfaq me mire dhe fale disa gjuajtjeve per 3 pike radhazi arriti te rimarre avantazhin por qe nuk zgjati shume.

Spanja zhvilloi nje loje me te mire ne mbrojtje dhe ne 5 minutat e fundit vendosi diktatin e saj duke vulosur fitoren fale pikeve te Navarros dhe Rudi Fernandez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›