E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turneu US Open fitore e Federer e Djokovic

Roxher Federer dhe Novak Xhokovic vazhdojne rrugen drejt finales ne turneun e US Open.

Zvicerani u kualifikua per ne 1/8 e finaleve pasi mundi lehtesisht Pol Henri Matje me rezultatin 3-0.

Takimi u kontrollua mjaft mire nga numri 2 i botes ne tenis i cili i fitoi setet me 6-4 6-3 dhe 6-3.

Po kaq te lehte e pati fitoren edhe Novak Xhokovic qe mundi amerikanin Xhejms Blejk me rezultatin 3-0.

Ne raundin tjeter tenisti serb do te perballet me amerikanin tjeter Mardi Fish.

Ne kampin e femrave Karolin Vozniaki vazhdon te dominoje mbi kundershtaret e saj.

Danezja finaliste e US Open vitin e kaluar kete radhe mundi Ccedilan Jung Van nga Tajvani ne dy sete me rezultatin 6-1 dhe 6-0.

Perballe 20 vjecares ne 1/8 e finaleve do te jete rusja Maria Sharapova.

Rusja u kualifikua per ne kete raund pas fitores se lehte 2-0 ndaj amerikanes Kapra.

Supriza e raundit te trete te turneut te US Open ishte Jelena Jankovic.

Tenistja ruse u eliminua nga ky turne nga estonezja Kaja Kanepi e cila fitoi ne dy sete 6-2 dhe 7-6.

Per Kanepin kjo eshte hera e pare qe arrin ne 1/8 e finaleve te turneut amerikan.

U kualifikua per me tej edhe rusja Svetlana Kuznetsova e cila ne raundin tjeter do te ndeshet me sllovaken Cibulkova.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›