Spanja, serish me socialistet?
Kete te diel ne Spanje mbahen zgjedhje parlamentare. Sipas sondazheve, Kryeministri aktual, Jose Luis Rodriguez Zapatero, ka avantazh ndaj sfiduesit te tij, Mariano Rajoi. Por kandidatet e dine se rezultati eshte ende i hapur. Ulje taksash, ngritje pensionesh, kandidatet kryesore Hoze Luis Rodriguez Zapatero dhe Mariano Rajoi i kane thene te gjitha. Tani radhen e kane zgjedhesit te cilen kane nje alternative te vertete. Ose te vendosin serish per kursin reformator te socialisteve ne pushtet ose te ndjekin oferten e opozites konservatore dhe kryetarit te saj Mariano Rajoi: "Nese ke dyshime per te ardhmen tende atehere ndrysho. Ne kthesen e fundit, ne garen e fundit Partia Popullore do te fitoje". Por sondazhet flasin me tjeter gjuhe. Sipas tyre, socialistet kane nje avantazh prej 4 per qind ndaj konservatoreve. Megjithate kryeministri Zapatero, i cili triumfoi ne dy debatet televizive e di se puna nuk ka mbaruar me kaq: "Te fitosh debatet nuk do te thote te fitosh edhe zgjedhjet. Debatet fitohet me argumente, zgjedhjet me argumente dhe vota". Per keto te fundit ne fushaten e shkurter, por te ashper u be nje lufte e hidhur. Partia Popullore nuk la asnje rast pa shfrytezuar per te sulmuar kryeministrin Zapatero dhe per ta akuzuar si genjeshtar: "Ju eshte dashur te genjeni spanjollet per ato cfare keni bere. Ju eshte dashur te percani opinionin publik per te shtypur protestat".
Ky eshte bilanci qe i ben Kryeministrit kryetari i opozites, Rajoi.
Krahas negociatave te deshtuara per paqe me organizaten terroriste baske, ETA, Partia Popullore shfrytezon gjendjen e dobet ekonomike te koheve te fundit per te theksuar deshtimin e politikave ekonomike te Zapateros. "Kush nuk ia ka dale mbane te kujdeset per nevojat e spanjolleve ne periudhat e rritjes ekonomike, nuk do te kete sukses as ne nje faze pasigurie dhe krize".
Qeveria spanjolle vertet nuk mund te mohoje shifrat e dobeta nga ekonomia, por ajo mbrohet ndaj tezave te opozites, te cilat i quan pesimiste dhe te prapambetura. Ato do ta kthenin vendin shume vite prapa, thote Zapatero. "Partia Popullore pelqen te djeshmen. Kohet ne te cilat njerezve u duhej te ishin servile, te mbanin koken ulur dhe te thoshin "Po" per gjithcka. Por, kjo eshte e shkuara". Zapatero sheh ne radhe te pare te rrezikuara reformat e tij ne politiken sociale si p.sh., ligjin per barazine dhe ate per divorcin, por edhe liberalizimin e kerkimeve me qelizat embrionale. Ne keto dy tema, Kisha Katolike ben hapur fushate per Partine Popullore. Opozita ka arritur te fitoje pike te pakten ne sondazhe edhe me propozimet e saj tejet populiste per politiken e migracionit, te cilen deshiron ta beje shume me restriktive. Megjithese alternativat jane te qarta, nje rol te rendesishem ne rezultatin e zgjedhjeve do te luaje pjesemarrja ne zgjedhje: tradicionalisht socialistet spanjolle kane me shume veshtiresi se kundershtaret e tyre te bejne te votojne perkrahesit e tyre. Perballe fitores se para shpallur, kjo do te jete edhe me e komplikuar.