Spanja shkaterron rrjetin gjigant te droges

Policia spanjolle shkatërroi një rrjet gjigant të prodhimit të drogës pranë Madridit, ndërsa sekuestroi 300 kilogramë kokainë dhe dy milion euro të thata, raportuan një ditë më parë mediat e vendit iberik.
Autoritetet vunë nën pranga 25 persona dhe cilësuan laboratorin si më të madhin dhe më të sofistikuarin të zbuluar ndonjëherë nga policia e cilitdo vendi europian.
Midis të dyshuarve janë spanjollë dhe kolumbianë, të cilët besohet se importonin drogën të fshehur në kontenierë. Së bashku me drogën dhe paratë, u sekuestruan edhe 33 tonë lënde kimike, që përdoren gjatë procesit të prodhimit të kokainës, një arsenal armësh, 18 makina luksoze, 470 celularë dhe pasuri të tjera me vlerë 50 milion euro.