E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per Tiranen merkatoja seshte mbyllur ende

Bardheblute te henen presin Skenderbeun ne Qemal Stafa. Deri me tani tek Tirana eshte afruar vetem Gilman Lika

Skuadra me e titulluar e Shqiperise po pergatitet qe te nise sa me mire fazen e dyte te kampionatit. Skuadra e presidentit Refik Halili po sulmon cdo objektiv te mundshem per te pasur sa me shume lojtare cilesore ne menyre qe diferenca ne pike me Flamurtarin apo Skenderbeun te zhbehet dhe bardheblute te kene mundesi te synojne titullin e 25-te kampion. Ardhja e Gilman Likes duhet thene se nuk eshte e fundit ne kete vorbull transferimesh ne janar.

Pezo Hyka dhe Abraham

Pikerisht diten e largimit te Sebino Plakut ne drejtim te Vlores Halili premtoi se do te arrije te marre kroatin Toni Pezo qe aktivizohet tek Zadari. Ne fakt Pezo eshte lojtar qe ndodhet nen kontrate me Hajdukun deri ne qershor por eshte i pakenaqur me trajtimin qe po i ben klubi nga Spliti. Une kam dale edhe kampion i Shqiperise me Tiranen dhe nuk me keni perfillur - mesohet te kete thene i riu per Sllobodna Dalmacija ndersa eshte thuajse e sigurt se nese nuk vjen dot ne janar ai do te vije patjeter ne vere. Ne loje jane edhe Abraham dhe Jahmir Hyka i cili ka pohuar se fundmi se mund te kthehet ne Shqiperi te luaje per Tiranen pasi tek Panioniosi grek nuk po arrin te aktivizohet ndoshta edhe per shkak demtimi.

Koralic

Tirana eshte ne kontakte edhe me mesfushorin slloven Alen Koralic nje mesfushor gjigand 190 cm luan me NK Primorje. Bardheblute deshtuan per te sjelle ne kryeqytet si ish-lojtarin e tyre Ervin Bulkun aktivizohet me Hajdukun e Splitit ne Kroaci mesfushorin portugez Luis Felipe.

Te larguarit

Deri me tani nga Tirana u largua ne drejtim te Flamurtarit Sebino Plaku. Nga lojtaret qe nisen sezonin te Tirana jane larguar edhe Shinik Silagailis Babaj Hallaci dhe Malindi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›