Spanja sulmon Zhoze Murinjon: Luan po aq shëmtuar sa Kapelo
Gazetat spanjolle, e parashikueshme, ndahen mes euforisë katalane dhe qaravitjen madrilene. Në qendër vendoset Mou, i kritikuar në përgjithësi për disa zgjedhje të tij dhe që nuk ka ditur të thyejë monopolin e tmerrshëm të Barçës. Me Pep Guardiolën që bën figurën e heroit duke dërguar fëmijët për të ndjekur “Geronimo Stilton” në teatër, në Madrid u luajt gjysma e titullit kampion me Osasunën.
E nisim me Barcelonën, ku edhe “Periodico”, e përditshme politike zakonisht jo sportive, zgjedh një titull të madh “Mouribundos” për të hapur faqet sportive. “Shkarje dhe -7 pikë” (Sport) ose “KO e titullit” (Mundo Deportivo) janë titujt e sportiveve, që shoqërohen me fotot e të dëshpëruarve Benzema dhe Ronaldo, CR7 u shndërrua ironikisht CR-7. Pastaj e cilësojnë Kristianon një humbës të keq për kritikat në ambientin e Pampolas. “Sport”, që nuk e hap gazetën me Barcelonën vetëm në raste speciale, i dedikon humbjes së Madridit 7 faqet e para të gazetës: për katalanasit është vërtet një ditë Speciale.
Në Madrid, “Marca” e titullon kronikën e ndeshjes “Një Madrid i varur në fije të perit”. Në brendësi fillojnë kritikat ndaj Murinjos: “Zgjedhjet në mesin e fushës dhe mbi të gjitha, ndërrimet shumë të diskutueshme të portugezit, e kanë çuar skuadrën drejt humbjes”. Dhe mbërrijmë në thelb: katër vjet më pas rishfaqet një refren i vjetër. Fabio Kapelo, ndonëse fitoi La Ligën, u kryqëzua pasi përdorte në mesfushë dyshen Emerson-Mahamadu Diarra, Mou goditet sot për të njëjtën arsye, pasi ka vendosur në fushë Khedirën dhe Las Diarra. “Me Las dhe Khedirën, nuk fitohet titulli”, është titulli në “El Mundo”. “Khedira dhe Las nuk luajnë, ndërsa ata para nuk shënojnë” është analiza teknike e “Marca”, “Me Fabio Murinjon, Madridit nuk di të luajë” analizon “Periodico”. Tek “El Pais” lexohet “i pazëvendësueshmi” Ksabi Alonso dhe shkatërrojnë tërësisht dyshen e mësipërme. Drejtori i “AS” i bashkohet korit: “Sinqerisht, prisja diçka më shumë nga Murinjo. Shumë pak gjëra të ofruara deri më tani: një seri rezultatesh që varen vetëm te Kristiano. Kanë mbetur dy turne, është e vërtetë. Mendimi mund të përmirësohet, por La Liga…”.