Spanjë, 5 000 gazetarë do mbeten pa punë
Madrid -Duket se kriza ekonomike botërore, por prek edhe mediat. Në Spanjë, rreth 5 000 gazetarë, thënë ndryshe rreth 20 për qind nga të punësuarit në këtë sektor, mund të humbin vendin e punës deri në vitin 2010 për shkak të krizës ekonomike. "Është e domosdoshme të bëhet gjithçka që të pengohet kjo katastrofë", deklaroi kryetari i Asociacionit të Gazetarëve në Madrid, Fransisko Gonzales Urbaneha në forumin e organizuar në Madrid për mbrojtjen e profesionit të gazetarit.
Media spanjolle është prekur shumë nga vendosja e teknologjive të reja dhe nga kriza ekonomike, e cila ka shkaktuar humbje të rreth 30 për qind të të ardhurave nga reklamat në vitin 2008. Urbaneha tha se që prej pesë muajsh rreth 1 600 gazetarë spanjollë janë pushuar nga puna, kurse deri në fund të vitit 2010 numri i tyre mund të arrijë deri në 5 000, nëse nuk merren masa për shkurtimin e kësaj tendence.