Berisha: Të hapen dosjet
Tiranë -Kryeministri Sali Berisha deklaroi këtë të diel se ndarja nga krimet e komunizmit, është një proces i pandalshëm dhe i pakthyeshëm. Kryeministri informoi se "Instituti i Memories po ngrihet dhe ligji ka shkuar në parlament ku do të studiohet dhe do të shqyrtohet". "Ne kemi dërguar një ligj në Kuvend dhe pranoj se ngritja e këtij Instituti është e vonuar, por problemi është se akoma në këtë vend janë të pranishëm mendësitë e mbrojtjes së krimeve kundër njerëzimit dhe parimeve barabare të luftës së klasave"-tha Berisha.
Sipas tij "ky institut do të ketë një nga qëllimet madhore, krijimin e një qëndrimi të ri që buron nga konventat ndërkombëtare, të firmosura nga Shqipëria, siç është Konventa e Gjenevës për Dënimin e Krimeve Kundër njerëzimit". Kreu i qeverisë u shpreh se ka një vendosmëri të shqiptarëve për të ecur së bashku në respekt të njeri-tjetrit, në harmoni, tolerancë, mirëkuptim dhe paqe sociale dhe të gjitha këto kanë të përbashkët dënimin e krimeve të shëmtuara të komunizmit.
Për forcën politike që kryesoj, vijoi Kreu i Qeverisë "ndarja e Shqipërisë nga krimet kundër njerëzimit, të kryera nga sistemi komunist, është një proces jetik, por që do kryhet në përputhje me të gjitha rregullat e shtetit ligjor". "Shteti ligjor është një kusht i këtij vendi, por kusht jetik gjithashtu është ndarja nga ai kapitull në të cilin shqiptarët përjetuan kohërat më të rënda që nga inkuizicioni deri ë sot", përfundoi Kryeministri Berisha.
Kryeministri Berisha vizitoi sot ekspozitën fotografike "Besa: Shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore", çelur në GKA.