E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanje, Majorka ne duart e anglezeve

Pronaret spanjolle te skuadres ishullore, kane shitur 91.24 % te aksioneve tek biznesmeni britanik Paul Davidson.

Majorka tashme eshte ne duart e nje kompanie angleze. Pronaret spanjolle te skuadres ishullore, kane shitur 91.24 % te aksioneve tek biznesmeni britanik Paul Davidson.

Kjo behet e ditur nepermjet nje komunikate zyrtare te Gjykates se Drejtesise ne Ishujt Baleare. Shitja e pjeses me te madhe te aksioneve te skuadres se Majorkes ka futur ne xhepat e ish pronareve rreth 40 milione euro. Kjo eshte hera e pare qe klubi i Ishujve Baleare bie ne duart e nje biznesmeni te huaj.

Kjo shitje ka treguar edhe nje here absurditetin qe po mbizoteron ne tregun futbollistik ne Europe, pasi ne te njejten kohe qe Premier League po merr perhere e me shume ngjyra nderkombetare per shkak te pronareve te huaj, nje biznesmen anglez preferon te investoje ne futbollin spanjoll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›