Curri: Ta harrojme Hungarine

Kuqezinjte kerkojne ta harrojne sa me shpejt humbjen me Hungarine pasi neser ne Brage i pret nje sfide akoma me e veshtire. Nga rezidenca e “Hotel de Guimaraes”, ku kombetarja eshte akomoduar, mbrojtesi Debatik Curri kerkon te ngreje moralin e shokeve te tij, duke kerkuar qe ata te perqendrohen tek sfida e neserme.
“Ishte me te vertet per te ardhur keq. Vinim pas tre rezultateve pozitive dhe sinqerisht perjetuam caste jo te mira pas ndeshjesh. Tani duhet ta harrojme ate humbje sa me shpejt”, shprehet Curri. Me tej, lojtari i repartit difensiv u shpreh se analiza e humbjes u be diten e diele nga trajneri Haan. Trajneri kerkoi permiresimin ne te gjitha repartet”, vijon lojtari kuqezi.
Curri ka folur edhe per mungesen e Dallkut, duke pohuar se ai eshte nje lojtar i rendesishem per kombetaren dhe mungesa e tij ne fushe do te ndihet shume. “Dallku eshte nje lojtar titullar e do te ndihet mungesa e tij. Dhe vete Dallku eshte merzit pak, por jane gjera qe ndodhin ne futboll. Ai kerkon te jape maksimumin ne cdo ndeshje. Une personalisht, po, pasi kemi vite qe luajme bashke dhe e njohim shume mire lojen e njeri-tjetrit”, shprehet Curri, sipas te cilit, mbrojtja do perpiqet te neutralizoje lojtarin me te rrezikshem portugez, Cristiano Ronaldo.