E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanje/ Ramos Sdoja ti beja keq Mesit

Mbrojtesi spanjoll i Realit te Madridit Serxho Ramos e shkarkon veten nga akuzat se me faullin e rende ne fund te El Classicos

Mbrojtesi spanjoll i Realit te Madridit Serxho Ramos e shkarkon veten nga akuzat se me faullin e rende ne fund te El Classicos se humbur 5-0 ndaj Barcelones kishte per qellim te demtonte Mesin. Perkunder gjithckaje qe thuhet andej-ketej pas nje situate te tille ndihem keq - pohoi dje Ramos ne nje konference shtypi. Fakti qe bera nje nderhyrje te gabuar nuk do te thote se doja ti beja keq Mesit. Ne gjithe karrieren time nuk kam demtuar askend. Mesi eshte shume i shpejte dhe une gabova ne kohen e nderhyrjes. Nuk doja ta demtoja. Me tej vijon shpjegimin I pashe pamjet te perseritura dhe aty duket qe nuk e godita me kembe por me kavilje. Me shume u godit Diarra se Leo. Nuk jam krenar per cka bera dhe kerkoj falje per reagimin. Pastaj ti shohesh veprimet e Pikese kur je duke humbur nuk eshte fort e kendshme. Cdokush eshte pergjegjes per cka ben por futbolli jep shkak per shume hakmarrje. Pata grindje me Pujolin dhe Ksavin por u telefonova menjehere me pas sepse i kam miq ne kombetare. Tani shpresoj qe Ksavi te fitoje Topin e Arte pasi e meriton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›