E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga Profesioniste deshton mbledhja

Mbledhja e Liges Profesioniste e zhvilluar dje me pjesemarrjen e 12 presidenteve te klubeve te Kategorise Superiore mund te cilesohet e deshtuar pasi nuk ka marre

Mbledhja e Liges Profesioniste e zhvilluar dje me pjesemarrjen e 12 presidenteve te klubeve te Kategorise Superiore mund te cilesohet e deshtuar pasi nuk ka marre asnje vendim konkret. Madje ka nxjerre ne pah disa probleme te futbollit shqiptar ku presidentet kane pasur debate te ashpra mes tyre mbi disa pika ku me e nxehta ka qene percaktimi i drejtuesit te arbitrave qe sipas presidenteve te klubeve duhet te jete nen varesine e Liges Profesioniste dhe jo te FSHF-se. Mbledhja eshte nderprere disa here pasi debatet kane qene mjaft te zjarrta mes presidenteve dhe kreut te Liges Profesioniste Koco Kokedhima. Presidenti i Vllaznise Valter Fushaj i pakenaqur per punen e deritanishme ne krye te Liges Profesioniste kerkoi shkarkimin e kryetarit te Liges Koco Kokedhima. Njekohesisht Fushaj propozoi qe shefi i gjyqtareve dhe sekretari i komisionit te vazhdojne punen e tyre deri ne caktimin e kryetarit te ri te Komisionit te Liges Profesioniste. Ne te njejten linje ka qene edhe presidenti i Lacit Pashk Laska. Por kjo kerkese nuk eshte pranuar nga shumica e presidenteve te pranishem. Pas pozicionit te presidenteve te tjere Fushaj dhe Laska u larguan nga ky komision nderkohe edhe presidenti i Shkumbinit Ylli Ndroqi dha doreheqjen nga klubi peqinas pas mbledhjes se presidenteve. Ndroqi ka sqaruar se kjo doreheqje vjen si pasoje e nje situate qe nuk vjen e menaxhuar me se miri pasi ai ka kerkuar standarde te larta. U futa ne futboll per te kontribuar. Jam i zhgenjyer nga situata ne futboll. Nuk mund te vazhdoj pa standarde. Kam kerkuar integrimin e futbollit. Me kete rast falenderoj tifozet dhe qytetin e Peqinit per mbeshtetjen e madhe qe pata sa qeshe ne krye te Shkumbinit - tha Ndroqi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›