E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanje Zapatero nuk do te rikandidoje

Kryeministri socialist spanjoll Zapatero nuk do të jetë kandidat në zgjedhjet politike të marsit 2012.

Do të zëvendësohet si kandidat për kryeministër i PSOE nga numri dy i qeverisë, ministri i Brendshëm Alfredo Rubalcaba.

Lajmin e ka bërë të ditur El Mundo duke iu referuar një “eksponenti autoritar” i Partisë Socialiste.

“Nuk ka dyshim, Zapatero nuk do të paraqitet në 2012”, është shprehur për gazetën një burim socialist, që nuk është identifikuar.

“Rubalcaba do të jetë pasuesi i tij”, ka shtuar burimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›