E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shënohet Dita e Hollokaustit

Presidentët e Gjermanisë dhe të Polonisë, Kristian Vulf dhe Bronisllav Komorovski, do t`u bashkangjiten sot të mbijetuarve në kampin nazist Aushvic, në përkujtim të Hollokaustit.

Hollokausti përkujtohet në çdo 27 janar, në ditën kur forcat sovjetike e çliruan kampin Aushvic-Birkenau në vitin 1945.

Dje, kryeministri izraelit Benxhamin Netanjahu i bëri thirrje botës që të mësojë nga Hollokausti dhe të veprojë kundër armikut shtetëror të Izraelit, Iranit.

Ai e akuzoi "regjimin e ajatollahëve" për nxitje të "genocidit" të ri kundër popullit hebrej.

Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadineaxhad vazhdimisht dhe publikisht e ka mohuar Hollokaustin, duke e quajtur "mit".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›