E Martë, 3 Nëntor 2026

Spanjë/ Zjarr në një klub nate, ditëlindja shndërrohet në tragjedi me 13 viktima

Të paktën 13 persona humbën jetën pas një zjarri që shpërtheu në klubin e natës “Teatre” rreth orës 6:00 të mëngjesit në Murcia të Spanjës.

Pas shuarjes së flakëve, ekipet e shpëtimit po gërmojnë nëpër rrënoja për të kërkuar trupat e personave të zhdukur.

Sipas asaj që raporton gazeta “El Mundo”, personeli i urgjencës është në kërkim të personave të tjerë të zhdukur nga një grup miqsh që po festonin ditëlindjen në një nga ambientet e dëmtuara. Ndërsa 4 të tjerë janë shtruar në spital të asfiksuar nga tymi.

Ende nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, i cili ka shkatërruar një pjesë të çatisë së ndërtesës.

Bashkia Murcia ka ngritur një zonë në Sallën e Sporteve për familjarët dhe të prekurit, të cilët do të kenë në dispozicion një hapësirë ​​me mbështetje psikologjike dhe njësi të specializuara emergjente.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›