E Martë, 3 Nëntor 2026

Sulmi terrorist, Stoltenberg: Qëndrojmë pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar pas sulmit terrorist në Ankara të Turqisë.

Nëpërmje një reagimi në rrjetin social “X”, Stoltenberg ka dënuar ashpër sulmin e sotëm terrorist në ministrinë e Brendshme në Ankara.

“Dënoj ashpër sulmin e sotëm terrorist në ministrinë e Brendshme në Ankara, dhe i uroj shërim të shpejtë policëve të lënduar në krye të detyrës. NATO qëndron pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit”, ka shkruar në llogarinë e tij, Stoltenberg.

Gjithashtu theksoi se uron shërimin e shpejtë të dy pjesëtarëve të policisë që u lënduan në detyrë.

Kujtojmë se në mëngjesin e sotëm,  ka ndodhur një sulm me bombë nga dy terroristë me një automjet para portës hyrjese të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë dhe Ministrisë së Brendshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›