Ronaldo 100 gola me Realin

Kristiano Ronaldo me dy golat e shënuar ndaj Olimpikut të Lionit vendos një rekord të ri personal. Sulmuesi portugez i Realit të Madridit ngjitet në kuotën e 100 golave në 105 ndeshje të zhvilluara me klubin madrilen.
Ky rekord është pritur shumë mirë nga 26 vjecari i cili falenderoi futbollistët dhe trajnerin Murinjo për suksesin e tij.
‘Nuk e prisja që të arrija në kuotën e 100 golave të shënuar kaq shpejt. Dua të falenderoj shokët e mi të skuadrës dhe sidomos trajnerin Murinjo, i cili më ka dhënë mundësinë që të luaj dhe të përmirësohem më shumë”, deklaroi Ronaldo në një intervistë për faqen zyrtare të internetit të Realit të Madridit.
Më pas Ronaldo foli edhe për fitoren në Francë ndaj Lionit, që ishte e katërta për Realin e Madridit në fazën e grupeve të Ligës së kampioneve.
‘Për ne ishte e rëndësishme të fitonin dhe të siguronim kualifikimin për në 1/8 e finaleve, ia arritëm qëllimit dhe jemi më të qetë. Luajtëm shumë mirë ndaj një skuadre që na i vështirësoi gjërat. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të mos krahasohemi me skuadrat e tjera”, vijoi Ronaldo.
Në kampionatin spanjoll, Reali i Madridit ndodhet në krye të renditjes me 25 pikë në 10 ndeshje, 1 më shumë se Barcelona e vendit të dytë, që nga ana e saj siguroi kualifikimin në Ligën e Kampioneve pas fitores me Viktoria Plzen.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Liga e Europës, kualifikohen PSV dhe Bilbao
Në ndeshjet e luajtura të enjte në mbrëmje për Europa Ligë, Lacio me fitoren ndaj Zyrihut, rikthehet si pretendente për kualifikim. Ndërkohë kualifikimin e siguruan Atletiko Bilbao dhe PSV Eindhoven.
Milan në kërkim të zëvendësuesit të Kasanos
Gjendja shëndetësire e Antonio Kasanos ka bërë që Milani të vihet në kërkim të zëvendësuesit të tij. Emri që ka filluar të përmendet së fundmi është ai i Fabio Kualjarelës të cilin kuqezinjtë do të kërkojnë ta blejnë në merkaton e muajit janar.
Ibra: Kam ofenduar rëndë Guardiolën
Sezoni 2009-2010 në radhët e Barcelonës, asaj që konsiderohet si ekipi më i mirë në botë, ka qenë një ferr i vërtetë për Zlatan Ibrahimovic. Dempsey, lojtari amerikan më i mirë
Sulmuesi Clint Dempsey, që luan në Angli me ekipin Fulham, është zgjedhur futbollisti më i mirë amerikan për vitin 2011.
Gomez si Messi, me 5 gola
Me tripletën e shënuar ndaj Napolit, sulmuesi i Bayern Munchen, Mario Gomez renditet përkrah Lionel Messi-t, në krye të klasifikimit të golashënuesve më të mirë në Champions League.
Lajmet kryesore
KFOR, aksion për largimin e barrikadave
Mblidhen serbët në Bërnjak
Mazhoranca miraton “plehrat”
Rrëzohet kandidatura e Sali Shehut
Korçë, gjendet trupi i pajetë i një 23-vjeçari
Top Story, programi i PS-së