Spanje plan i cudishem per kursimin e naftes

Autoritetet spanjolle morrën gjatë mëngjesit një vendim unik në llojin e tij për reduktimin e shpenzimit të karburanteve, duke reduktuar shpejtësinë maksimale të lejuar në vend.
Duke nisur nga 7 mars, kur vendimi të hyjë në fuqi në fletoren zyrtare, në autostradat në vend do të jetë e ndaluar të qarkullohet me një shpejtësi më të lartë se 110 km/h, ndërsa për momentin lejohet qarkullimi deri në 120 km/h.
Sipas Zëvendëskryeministrit, Alfredo Perez Rubalcaba, vendimi është pjesë e një strategjie qeveritare, për të ulur konsumimin e karburanteve në vend.