Disidenti shiit kthehet në Bahrein

Disidenti shiit, Hasan Mushaima, pritet të kthehet në Bahrein për t`iu bashkuar lëvizjes opozitare, e cila kërkon sistem të mirëfilltë demokratik.
Mushaima pritet të arrijë në Manama sot pasdite, pas disa kohësh mërgimi në Londër.
Dhjetëra mijëra njerëz dolën të premten në rrugët e Bahreinit, në një nga demonstratat më të mëdha që nga shpërthimi i protestave dhjetë ditë më parë.