E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë, protesta dhe paralajmërime për grevë

Me mijëra spanjollë i janë përgjigjur apelit të sindikatave dhe kanë zbritur në sheshin kryesor të Madridit por dhe në 57 qytete të tjera të Spanjës për nëj manifestim të ri proteste kundër masave të aspra të aprovuara nga qeveria e djathtë e Mariano Rajoi.

“Më shumë papunësi, më shumë shkurtime dhe më pak mbrojtje”, shkruhej në një parullë të madhe në fillim të korteut në kryeqytetin spanjoll, i cili drejtohej nga liderët e sindikatave kryesore në vend. Ata që kanë shprehur pakënaqësinë kundrejt politikave të qeverisë sipas organizatorëve kanë qenë më shumë se 72 mijë. Mes flamujve të kuq dhe të bardhë kishte dhe parulla më të vogla me fjalën “jo” së bashku me një palë gërshërë që simbolizonte shkurtimet në buxhet që kanë gjunjëzuar vendin në një kohë që dhe niveli i papunësisë ka arritur rekordin e 24.36 për qind të popullsisë aktive.

Sipas dy sindikatave kryesore në vend, që dhe kanë organizuar protestën, vendimet e qeverisë vetëm sa do të thellojnë recesionin dhe papunësinë. Të dyja sindikatat kërkojnë nga Madridi organizimin e një referendumi në mënyrë që të jenë qytetarët ata që do të vendosin për shkurtimet. Kjo duhet të ndodhë para se situata të bëhet shpërthyese dhe e papërmbajtshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›