Spanje skandali i korrupsionit

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy pritet të dalë përpara ligjvënësve spanjollë në lidhje me skandalin e korrupsionit që kërcënon qeverinë e tij.
Zoti Rajoy pritet t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me pagesat ilegale nga një fond të drejtuar nga financieri i dikurshëm i Partisë Popullore, Luis Barcenas, që po përballet me akuzën e shmangies së taksave. Si Rajoy ashtu edhe anëtarët e tjerë të partisë i mohojnë akuzat se kanë marrë pagesa ilegale. Sido që të jetë, zërat në fjalë kanë shkaktuar irritim tek qytetarët spanjollë, të cilët kanë mbajtur protesta anti-qeveritare dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit. Mesin e muajit të kaluar përleshjet shpërthyen mes protestuesve dhe policisë, pasi mbi 1 mijë persona u mblodhën jashtë selisë së Partisë Popullore, duke kërkuar largimin e qeverisë. Zoti Rajoy pritet të shfaqet përpara deputetëve pas kërcënimeve për një mocion mosbesimi. “Dua të jap shpjegime, të bëj transparencë mbi gjithçka që ka ndodhur dhe t’u jap variantin tim të historisë gjithë qytetarëve”, deklaroi ai. Skandali i korrupsionit u zbulua në janar kur gazeta “El Pais” publikoi dokumente që përmbanin një listë me pagesa ilegale brenda Partisë Popullore. Lista ishte firmosur nga zoti Barcenas, i cili aktualisht po mbahet në arrest nën akuzat për korrupsion dhe shmangie të taksave, ndërkohë që po hetohet edhe për rolin e tij në këtë skandal. / Top Channel