E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë, skandali i korrupsionit

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka dale sot përpara ligjvënësve spanjollë në lidhje me skandalin e korrupsionit që kërcënon qeverinë e tij.

Rajoy i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me pagesat ilegale nga një fond të drejtuar nga financieri i dikurshëm i Partisë Popullore, Luis Barcenas, që po përballet me akuzën e shmangies së taksave.

Rajoy i ka mohuar akuzat se aid he anëtarët e tjerë të kabinetit kanë marrë pagesa ilegale.

Akuzat për korrupsion kanë shkaktuar irritim tek qytetarët spanjollë, të cilët kanë mbajtur protesta anti-qeveritare dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Mesin e muajit të kaluar përleshjet shpërthyen mes protestuesve dhe policisë, pasi mbi 1 mijë persona u mblodhën jashtë selisë së Partisë Popullore, duke kërkuar largimin e qeverisë.

Skandali i korrupsionit u zbulua në janar kur gazeta El Pais publikoi dokumente që përmbanin një listë me pagesa ilegale brenda Partisë Popullore.

Lista ishte firmosur nga zoti Barcenas, i cili aktualisht po mbahet në arrest nën akuzat për korrupsion dhe shmangie të taksave, ndërkohë që po hetohet edhe për rolin e tij në këtë skandal.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›