E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Spartani” Laçi, gol kundër Sigmas

Mesfushori kuqezi i Spartës së Pragës, Qazim Laçi ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në javën e fundit të kampionatin çek, duke firmosur barazimin 1-1 në shtëpi përballë Sigma Olomouc.

Pas një pjese të parë pa gola, skuadra e Sigmas arriti të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 50-të me anë të Antonin Rusek, i cili ka luftuar me dëmtimet për një kohë të gjatë, la gjurmën e tij në ligë për herë të parë që nga 11 marsi 2023 me një përfundim të bukur akrobatik.

Megjithatë, miqtë nuk e mbajtën epërsinë për shumë gjatë. Po kështu, Růsek nuk e mbajti për shumë kohë statusin e krijuesit të momentit më të bukur të ndeshjes.

Pak minuta më vonë, më saktë në minutën e 61-të, mesfushori kuqezi i Spartës, Qazim Laci bëri një finalizim të shkëlqyer. Jan Koutný në portën e Olomouc nuk pati mundësi të reagonte. Ai vetëm qëndroi aty dhe pa gjuajtjen e bukur që shkonte në rrjetë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›