Speci ruan shëndetin dhe zgjon pasionin
Speci i kuq, i verdhë, i shkurtër me mish ose speci i vogël djegës janë pjesë përbërëse e çdo kuzhine. Specat janë përbërës të domosdoshëm edhe të menysë vegjetariane, por edhe shumë ushqimeve me mish.
Për ruajtjen e përbërësve të rëndësishëm më i miri është i freskët. Speci i pagatuar, si dhe ai i përgatitur në gjella, ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve dhe problemeve. Përbërësit e tij në organizmin njerëzor veprojnë si antidepresivë, antiseptikë, diuretikë dhe afrodiziakë të fuqishëm. Ndërsa sa i përket listës së sëmundjeve, tek të cilat vepron në mënyrë efikase, ajo është shumë e gjatë.
Speci ndihmon në largimin dhe shërimin e avitaminozës, alergjive, anemisë, astmës, arterosklerozës, angina pektoris, infarktit, hipertensionit, diabetit, kataraktit, impotencës, rënies së flokëve, osteoporozës, urinimit të vështirë, reumatizmit, verbërinë e pleqërisë, hemorroideve. Në speca, pavarësisht llojit dhe madhësisë, gjenden edhe sasi të konsiderueshme të vitaminës B, ku theksohen B1 dhe B2.
Përmban edhe vitaminë E, së cilës i atribuohen veçoritë antikancerogjene, vitamina A, acidin pantotenik, ndërsa nga mineralet më së shumti ka kalium, fosfor dhe hekur. Sasia e ujit që e përmban është përafërsisht rreth 89 për qind ndërsa sasia e vajrave eterike në fara varet nga sasia e pranisë së alkaloidit kapsaicin.
Speci ka efekt të dobishëm dhe në qarkullimin kapilar sipërfaqësor, por kjo duke iu falënderuar një përbërësi tjetër të rëndësishëm – citrinës. Citrina ndikon në elasticitetin dhe depërtueshmërinë e kapilarëve, çka është e rëndësishme në shërimin e arterosklerozës. Speci është ushqim që nxit apetitin, sepse ushqimet e përgatitura me të kanë aromë të veçantë.