E Shtunë, 31 Tetor 2026

VIPJAVA

Nga Express më 11 shtator 2011 në ora 15:09

IN:
Afërdita Dreshaj

Bukuroshja kosovare, Afërdita Dreshaj është shumë “in” në garën “Miss Universe”, pasi që ajo po prin në të gjitha anketat dhe nëse bazohemi në to, atëherë ajo e ka të siguruar finalen.

OUT:
“Da Ligs”
Rap grupi kosovar “Da Ligs” janë ndarë për shkak të disa mosmarrëveshjeve. Shkas thuhet se është bërë feja, pasi që njëri prej anëtarëve të këtij grupi ka vendosur që t’i dedikohet fesë dhe jo muzikës.

Fitues i javës:
Teuta Kurti
Etheistja kosovare, Teuta Kurti i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është martuar duke e organizuar edhe një “kanagjeq”. Të ftuar kanë qenë shoqet e saj më të ngushta. Kurse edhe dhuratat e fituara nuk kanë munguar.

Humbësi i javës
Natasa Bekvalac

Këngëtarja serbe Natasa Bekvalac prej që është lidhur me biznesmenin gjakovar Qazim Osmani, ka humbur shumë adhurues. Madje, këtë ajo e pranoi edhe në një deklaratë që dha për media, ku tha se edhe është kërcënuar.

Hiti i javës
Vetë kërkove
Këngëtarja e re Dhurata Dora ka bërë një këngë që është duke u pëlqyer nga kosovarët. Kënga “Vetë kërkove” është e një stili pop-rock dhe pasi është lansuar si klip me 10 shtator, ka arritur një numër të madh të klikimeve.

Thashethemja e javës
Ndarja e Daffy’it
Këngëtarja Dafina Zeqiri prapë ka qenë pre e një thashetheme të gazetës “Panorama” të Shqipërisë. Pasi kjo gazetë kishte shkruar më parë se Daffy është prishur me Krenarin për shkak të Xhuli Nurës, tash u tha se këngëtarja po shkon me Drinin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›