E Diel, 1 Nëntor 2026

Specializimet, 446 kuota të reja te Mjekësia

Në Fakultetin e Mjekësisë janë vendosur 446 kuota në dispozicion të atyre që do të kërkojnë të pranohen në programet e ciklit të tretë të studimeve specializuese afatgjata. Vendimi i Këshillit të Ministrave që hyri në fuqi dje, përcakton edhe numrin e saktë për secilin specialitet, duke filluar nga alergologjia e deri tek mjek urgjence. Numrin më të madh të pranimeve do ta ketë specialiteti mjek familjeje, me plot 35 kuota, kurse numrin më të vogël toksikologjia, mjekësia ligjore, dhe kardiokirurgjia me përkatësisht 5 kuota. Vendimi përcakton edhe tarifën e shkollimit për këtë kategori aplikantësh. Tarifa vjetore e shkollimit për studimet specializuese afatgjata në Fakultetin e Mjekësisë,  të Universitetit të Tiranës, të jetë 40 mijë lekë për kandidatët fitues, që përfitojnë nga kuotat e pambuluara, dhe 100 mijë lekë, për kandidatët fitues, që përfitojnë nga kuotat e planifikuara për tri ministri, thuhet në vendim. Në rast se nuk plotësohet numri i kuotave për specialitete të caktuara, MASH do të bëjë një rishpërndarje të tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›