E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet çmimi i naftës në tregjet botërore

Nafta nëpër tregjet botërore ka arritur të shënojë nivelin më të lartë të çmimit brenda 6 javëve, në një kohë kur monedha e përbashkët europiane ka vazhduar të mbivlerësohet ndaj dollarit amerikan. Në kursin e këmbimit, euro ka shënuar një rritje me 0.2 %, duke u këmbyer me 1.36 $. Sipas ekspertëve në këtë rritje të çmimeve të naftës ka ndikuar edhe lajmi për ndërtimin e armëve nukleare të Iranit si dhe kërcënimet për grevë të punonjësve të rafinerive të naftës në Francë. Kështu, përsa i takon SHBA-së, i ashtuquajturi "ari i zi" u shit deri në 80.47 dollarë për fuçi, në një kohë që në Londër u kap shifra e 78 dollarëve. Por vlera e dobët e dollarit bën që nafta të jetë më e lirë për ata që blejnë në monedha të tjera.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›