E Diel, 1 Nëntor 2026

Tension në ajër për Krishtlindje, bombarduesit strategjikë rusë fluturojnë mbi Detin Norvegjez, alarmohen avionët perëndimorë

Forcat ajrore ruse kanë kryer një demonstrim force ditën e sotme, duke dërguar bombardues strategjikë në një mision të gjatë mbi ujërat e veriut, çka ka sjellë reagimin e menjëhershëm të forcave ajrore të huaja.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se bombarduesit strategjikë të tipit Tu-95MS realizuan një fluturim të planifikuar mbi ujërat neutrale të Detit Barents dhe Detit Norvegjez.

Misioni zgjati mbi shtatë orë. Bombarduesit, të cilët janë të aftë të mbajnë armë bërthamore, nuk ishin vetëm; ata shoqëroheshin për siguri nga avionët luftarakë Su-33 të Marinës Ruse.

Ky aktivitet nuk kaloi pa u vënë re nga NATO dhe vendet fqinje. Vetë Moska konfirmoi se “në disa faza të itinerarit, bombarduesit me rreze të gjatë veprimi u shoqëruan nga avionë luftarakë të huaj”.

Ndonëse Rusia i cilëson këto si “fluturime të planifikuara” në përputhje me rregullat ndërkombëtare, lëvizje të tilla shpesh shihen si testimi i reagimit të mbrojtjes ajrore të vendeve perëndimore, veçanërisht në ditë të shënuara si kjo e sotmja.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›