Spektakël pa fitues në “Klasike”, Dormundi ndal Bayernin

Ndonëse Leverkusen u ndal në një barazim pa gola në shtëpi nga Union Berlin më herët, Bayerni i Mynihut nuk arrin që të thellojë diferencën me ndjekësin më të afërt në klasifikim, pasi barazon 2-2 në shtëpi përballë Dormundit.
Klasikja e futbollit gjerman dhuron emocione dhe gola, por nuk ka fitues. Gjithçka ndodh në pjesën e dytë. Beier kalon në avantazh miqtë sapo fillon fraksioni i dytë i lojës, por bavarezët përmbysin gjithçka me golat e Guerreiro dhe Gnabry.
Festa e djemve të Vincent Kompany nuk zgjat shumë, pasi Anton rikthen sërish ekuilibrin në minutën e 75-të. Mbyllet pa fitues klasikja, por Bayerni vazhdon të kryesojë Bundesligën me 6 pikë më shumë se ndjekësit e Leverkusenit.