Spektakli latin në Europë quhet Leonel Mesi (video)
Paris - Përfaqësuesja argjentinase e drejtuar nga Maradona arriti të mundë 2-0 brenda në Paris skuadrën franceze të drejtuar nga Domenek. Kjo fitore konfirmon edhe një herë momentin e mirë që po kalon futbolli argjentinas.
Golin e parë Argjentina e shënoi në minutën e 40-të me anë të Gutieresit. Gjithë pjesa e parë u shoqërua nga emocione të shumta. Në pjesën e dytë do të vinte radha e Lionel mesit të shpaloste talentin e tij me nje gol të mrekullueshëm. Në minutën e 83-të benjamini i Maradonës merr një top thuajse nga mezi i fushës dhe me vallëzimin mes 5 mbrojtësve francez e dërgon atë në rrjetë.
Më rezultatin 2-0 mbyllet krejt takimi, duke parë triumfuese Argjentinën e drejtuar nga Diego Armando Maradona. Më poshtë do të japim përmbledhjen e ndeshjes, me rastet dhe dy golat e shënuar nga Argjentina.