E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spiro Kote dhe e vërteta e heroit te filmi Duel i heshtur

Spiro kote gjate nje demostrimi ne det

Dokumenti i Sigurimit për tragjedinë e 1 qershorit 47 në Adriatik

Historia e të akuzuarit për një vrasje të trefishtë, që mori lajmin e dekorimit në qelinë e policisë në Durrës

I ka buzëqeshur fati kur përjetonte ditën më të zezë të tij! Ajo që ka ndodhur me Spiro Koten, heroin e filmit Duel i heshtur, ka qenë vërtet e çuditshme: kur qëndronte i izoluar prej pesë ditësh në qelitë e Durrësit, e lajmëruan se ishte shpallur Hero i Popullit.  Ekstremitetet e historisë së pabesueshme nuk i kapërcejnë kufijtë e një jave. I arrestuar në mbrëmjen e 1 qershorit 1947 për një vrasje të trefishtë, marinari 20-vjeçar ka lënë birucat e policisë mëngjesin e 7 qershorit 1947 me urdhër të drejtpërdrejtë të Enver Hoxhës. Që këtej, pastaj është përvijuar një histori e rrallë, që për vite e dekada me radhë është vërtitur në kujtesën e bashkëkohësve dhe në memorien e shokëve të heroit, midis një materieje të vërtetë dhe legjendës së pabesueshme. Ajo që kishte ndodhur gjatë lundrimit të anijes Mujo Ulqinaku dhe kthimit të saj pas katër orësh me ekuipazh të vrarë, nuk u zbardh kurrë e plotë. Jehona e saj erdhi deri në ditët tona në formën e ngjarjes së lavdishme, por edhe të enigmave pafund. As përkujdesja e regjimit për ta himnizuar në celuloid te Duel i heshtur, nuk fashiti perceptimet e mjegullta mbi tragjedinë e atij lundrimi fatal. Aq sa është konsumuar deri tani për të, nuk të lë të dallosh nëse bëhet fjalë për një të vërtetë të marrë peng apo për një alibi mbi të vërtetën e mundshme. Flitet se ishte një arratisje e dështuar, por ka që besojnë për një operacion të fshehtë të Sigurimit të Shtetit. Kakofonia e kundërshtive prej kohësh është bërë objekt i hulumtimeve mediatike dhe diskutimeve pa fund. Kanë folur së fundi edhe familjarët e viktimave, por edhe ata të ndarë më dysh. Një pjesë e tyre besojnë versionin zyrtar të historisë. Të tjerë syresh hamendësojnë për një krim të rëndomtë. Edhe dosja zyrtare e ngjarjes, e cila përmban vetëm një raport sipas dëshmisë së të mbijetuarit, nuk ofron një variant të besueshëm. Gjithsesi, prej aty mund të orientohesh edhe për çështje që e kapërcejnë kronikën e ngjarjes

DOKUMENTI
Drejtoria e Punëve të Brendshme Durrës
Dega e Ndjekjes së Krimeve
Durrës, 5 qershor 1947
Lënda: Marinar Spiro Kote vret kapter Vlash Bushin dhe dy të tjerë për tradhti arratisjeje.
Ministrisë së Punëve të Brendshme (degës për zhdukjen e krimeve)
Tiranë
Ju parashtrojmë se më datën një të këtij muaji, ora 16.00:
1. Kapter Vlash Bushi i Vasilit dhe i Katerinës, datëlindja 5 korrik 1912, lindur dhe banues në Durrës.
2. Marinar Xhemal Kërrniqi, biri i Mustafait dhe i Bedries, datëlindja 13 shkurt 1920, lindur në Shkodër dhe banues në Durrës.
3. Marinar Enver Kruçi i datëlindjes 24 qershor 1924, lindur dhe banues në Shkodër, që të tre me shërbim në kapitanerinë e portit Durrës, duke mashtruar rojën e motovedetës Mujo Ulqinaku, marinar Spiro Koten me pretekste të ndryshme, janë nisur për tu arratisur drejt Italisë. Kur ishin larguar 30 milje në afërsi të Mezo kanalit, i njoftojnë marinarit roje qëllimin e tradhtisë dhe ikjen për në Itali. Atëherë marinari në fjalë, duke parë tradhtinë dhe mashtrimin që ata i kishin bërë, mendohet dhe merr masat për ti vrarë me një automatik që ndodhej i varur në dhomën e fjetjes së motovedetës. Duke përfituar nga rasti se dy tradhtarët ndodheshin në timon, vret të tretin në dhomë dhe pastaj vret edhe dy të tjerët një nga

Faksimile e raportit të degës së punëve të brendshme të Durrësit për ngjarjen në motovedetën Mujo Ulqinaku gjatë lundrimit në mesditë e 1 qershorit 1947

një. Pasi kryen këtë vepër, merr vetë drejtimin e motovedetës dhe kthehet për në Durrës, ku arrin në orën 20:00 duke vënë në dijeni për ngjarjen  kapitenerinë dhe si kishte mundur të evitonte tradhtinë. Në pyetjet që i janë bërë prej prokurorit publik të qarkut dhe shefit të seksionit të Sigurimit, dëshmitari okular marinar Spiro Kote, i Stojanit dhe Amelisë i datëlindjes 1925, lindur në Korçë dhe banues në Durrës, ka deklaruar si vijon:
Në datën e sipërme isha roje i motovedetës Mujo Ulqinaku. Në ora 16 ishin me mua edhe marinarët e tjerë, Vasil Kosta dhe Jorgji Sholla, të cilët më vonë ikën duke më lënë vetëm. Në këtë kohë vjen kapteri Vlash Bushi dhe më thotë se kur të vijë kapiteni i rimorkiatorit, jepi këto plaçka (një valixhe) dhe njëkohësisht më tha: Do të shkosh te magazina dhe do të marrësh 15 kuti vaj lubrifikant. Unë iu përgjigja se jam vetëm roje, por ai këmbënguli në urdhrin e tij, duke thënë se mund të rrinte vetë aty si roje. Atëherë e pyeta se sa kg mund të peshonin ato 15 kuti dhe ai më tha 10-15 kg. Mora një thes dhe u drejtova për në magazinë sipas urdhrit. Kur shkova, nuk gjeta gjë. Nëntoger Vasil Xhaxhon e kërkova në zyrat e kapitanerisë, por nuk ishte. Atëherë u ktheva përsëri në motovedetë, kur përveç kapter Vlashit gjeta edhe marinarët Xhemal Kërrniqi dhe Enver Kruçin, të cilët i pyeta se çfarë donin. Këta mu përgjigjën se i kishte thirrur kapter Vlashi, pasi do shkonin në motovedetë për të arritur një rimorkiator që ka shkuar përpara dhe në të cilin ishte kapiten Petro Prifti, nëntoger Vasil Xhaxho dhe kapter Anastas Qendro, pasi do bënin prova. Në këtë kohë vjen kapter Vlashi, i cili ishte larguar për një çast. I thashë se vaj nuk gjeta. Ai më tha nuk ka gjë dhe tha se do shkojmë përpara te tre shokët e sipërpërmendur. Kështu u nis motovedeta nën drejtimin e kapter Vlashit. Kur sapo kishim bërë pak milje rrugë, pyeta kapterin se nuk po shihnim gjë. Ai më tha të vazhdonim akoma. Kur kaluam rreth 10 milje në det, kapteri qeshi dhe më tha se po shkonim në Itali për tu arratisur. Më thanë se po të doja, mund të kthehesha dhe për këtë mund të më lëshonin salvaxhenten. Unë duke parë se ishim larguar shumë dhe për të gjetur një mënyrë tjetër spastrimi, u thashë se do vija me ta. Në këtë kohë, Xhemali i tha Vlashit, pse nuk kishte marrë një busull, kur vuri re se kjo i mungonte. Vlashi duke më parë mua si të menduar, i thotë
Xhemalit të më jepte ca kurajë. Në këtë kohë Xhemali nisi të më thotë se në Itali do të rroja mirë, do të paguhesha mirë etj. Më tha se nëse doja të shtrihesha pak, mund të shkoja të qetësohesha në dhomë. Kur shkova atje, pashë të varur një automatik. E fsheha automatikun nën krevat, së bashku me karikatorin që kishte dhe shkova të shikoja nëse kishte armë të tjera. Vendosa ti vras. Njëkohësisht mblodha edhe çelësat e ndryshëm të motovedetës. Në këtë kohë erdhi Xhemali në dhomë dhe mori një palë mbathje. Po kështu, erdhi edhe Vlashi që çau valixhen e rreshter Gjinit që ndodhej në dhomën e fjetjes për të parë se çkishte brenda. Vlashi më thotë të shkoja e të gjeja alfabetin mors, sepse po i afroheshim Brindisit. Unë nisa të kërkoja alfabetin, në këtë kohë Vlashi me Enverin ishin në timon, duke i thënë Xhemalit se më duket se ishte një tjetër i tillë, por nuk e dija se ku is

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›